About Us
Profile Company
Company Profile
Who are we?

Green Steam është kompani shërbyese dhe tregtare, e specializuar ne ofrimin e shërbimeve të përgjithshme të pastrimit dhe shitjen e makinerive për pastrim. Me synimin për të ofruar shërbime me standardet më të larta në treg, Green Steam në bashkëpunim me kompani liderë të pastrimit në tregun Evropian, sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin revolucionar të pastrimit me avull. Krahas mënyrës tradicionale të pastrimit, e cila bën pastrim sipërfaqësor, forca e koncentruar e avullit vepron me precizitet të lartë, duke arritur edhe hapësirat më të vogla që vështirë mund të shihen me sy. Nxehtësia e kombinuar me presion krijon zgjidhje të fuqishme e cila largon ndyrësirat, yndyrat dhe mbetjet tjera nga vendet dhe hapësirat e papastërta. Për më tepër, avulli me presion të lartë ka fuqinë e largimit të gjitha mikro-organizmave, bakterieve dhe aromave të pakëndshme nga këto hapësira. Në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje adekuate për çdo kërkesë të klientëve tanë, Greem Steam është e organizuar në katër njësi të veçanta: Njësia për pastrimin e objekteve (zyrave, ndërtesave administrative, objekteve arsimore, etj) Njësia për pastrimin e industrive prodhuese (hapësirave punuese, punëtorive, fabrikave, etj) Njësia për pastrimin e industrive shërbyese (hotelet, kuzhinat e restoranteve, kafiterite, etj) Njësia për pastrimin e veturave Përveç aktivitetit të pastrimit, Geen Steam bën shitjen e të e gjithë asortimentit të makinave me avull dhe vakum, të prodhuar nga lider botëror të sektorit të pastrimit. Teknologjia moderne dhe pro-mjedisore, shërbimet inovative dhe kualitative, shpejtësia, fleksibiliteti, bashkëpunimi ekskluziv me kompanitë me prestigjioze ndërkombëtare në sektorin e pastrimit, janë vetëm disa nga atributet që e bëjnë kompaninë Green Steam të jetë unike në treg.