Pastrimi i automjeteve

Çfarë të prisni nga ky shërbim?

GreenSteam në bashkëpunim me kompani liderë të pastrimit në tregun Evropian, sjellë për here të parë në Kosovë sistemin revolucionar të pastrimit të veturave me një varg aplikimesh të pastrimit dhe dezinfektimit. Përderisa, të gjitha autolarjet në Kosovë përdorin mënyrat tradicionale të pastrimit me shtypje të ujit dhe kimikale që përmbajnë komponent të dëmshëm kimik, GreenSteam ofron shërbimin e pastrimit të automjeteve me presion të lartë të avullit. Nxehtësia e kombinuar me presion krijon zgjidhje te fuqishme e cila largon ndyrësirat, vajrat dhe mbetjet tjera nga automjetet. Përveç largimit të ndyrësirave të dukshme, avulli me presion të lartë ka fuqinë e largimit të gjitha mikro-organizmave, bakterieve dhe aromave të pakëndshme nga automjetet. Për më tepër, përdorimi i avullit për pastrim, garanton ruajtjen e ngjyrës së automjetit dhe shkëlqimin e tij.